Një mori e tërë parashikimesh u bënë në vigjilje të vizitës në Rusi të Presidentit të SHBA-s Barak Obama. Dhe diapozoni i mendimeve është diametralisht i kundërt: që nga ato panikndjellëse të shprehura në këtë formë: “Presidentët nuk do të arrijnë të merren dot vesh për asgjë midis tyre sepse nuk ka pika përputhjeje mendimesh as edhe për një problem!” e deri tek mendimet tejet optimiste: “Rusia dhe SHBA-s janë në prag të riformatimit të marrëdhënieve të veta!”. Dhe, me të vërtetë, ka ardhur tashmë koha për tu”riformatuar”, sepse, sipas mendimit të Presidentit Dimitri Medvediev, marrëdhëniet midis dy vendeve u katandisën gati deri në ato të nivelit të periudhës së “luftës së ftohtë”: “Krahasimi është plotësisht i drejtë përkatësisht situatës së një të kaluareje 1 vjeçare, kur përfundoi afati i qendrimit në postin e Kryetarit të shtetit të Presidentit George W Bush, saktëson eksperti i Qendrës moskovite Karnegi Nikollai Petrov. — Ardhja në pushtet e Barak Obamës, sigurisht, që nuk eliminoi mosmarrëveshjet ekzistuese në lidhje me problemet kyçe. Por megjithatë dha shpresën për atë se një gjë e tillë është plotësisht e mundur. Ndryshoi tani vetë stilistika e dialogut ruso-amerikan, ndërsa në një sferë të tillë kaq të hollë, të brishtë të marrëdhënieve midis dy fuqive, kjo është një gjë jashtëzakonisht e madhe! Objekt kryesor i bisedimeve është marrëveshja e kuadruar për Traktatin e ri të Armatimeve Strategjike Ofensive (TASO). Jam më se i bindur, se presidentët do të nënshkruajnë ndonjëfarë dokumenti, sepse nuk kanë punuar më kot mbi përpilimin e tij kaq intensivisht grupet e ekspertëve”, konkludon Eksperti Nikollai Petrov. Po si mund të arrihet në marrëveshje në qoftë se Rusia e ndërlidh nënshkrimin e Traktatit № 2 mbi Armatimet Strategjike Ofensive me heqjen dorë nga plani amerikan i Mbrojtjes Antiraket në Europë dhe zgjerimin e NATO-s në drejtim të Lindjes, ndërkohë që Uashingtoni vazhdon të ngulë këmbë në të vetën? A është i mundur vallë kompromisi në këtë sfond?: “Por jo në formën e refuzimit publik juridikisht të detyrueshëm për zbatim të SHBA-s nga këto projekte. Megjithëse, dua të vë në dukje, se faktikisht edhe njëra, edhe tjetra tashmë kanë ndodhur. Të dy proceset e sipërpërmendur sikur janë ngrirë, janë zvetënuar. Kështu që kundërshtarët e bazave antiraketore amerikane në Poloni dhe Çeki mund të flenë të qetë. Dhe, në përgjithësi, spektri i problemeve për diskutim është mjaft i gjerë: TASO, Mrojtja Antiraket (MAR), Korea e Veriut, Irani. Me sa jam në dijeni unë, planifikohet nënshkrimi i një sërë marrëveshjeve, ndër të tjera, mbi bashkëpunimin në sferën ushtarake, në lidhje me transitin e ngarkesave ushtarake amerikane për në Afganistan, një impuls të ri do të marrin edhe lidhjet tona tregtaro-ekonomike. “Riformatimi” mund të bëhet plotësisht real! Por jo të gjithë në Rusi i kënaq kjo gjë. P.sh., gazetari i njohur televiziv Mihaill Leontjev ia ka frikën pikërisht një hopi të tillë në marrëdhëniet ruso-amerikane. Ai sqaron: “Unë nuk do ta dëshiroja aspak një “hop” të tillë, sepse në klasën politike të Rusisë ekziston një kategori njerëzish të gatshëm për tu rilaksuar në çdo rast që u paraqitet. Për sa kohë që Bushi ndiqte politikën e ushtrimit të presionit mbi të gjitha zonat e interesave ruse, kjo gjë, në njëfarë mënyre e pat mobilizuar elitën drejtuese tek ne. Por, ja, u zhduk retorika antiruse dhe ne u dorëzuam nga gëzimi amerikanëve gjithçka që mundëm! Ka mbetur vetëm ajo që nuk mund të dorëzohet në kurrëfarë rrethanash. Rusia, p.sh., nuk mund të pajtohet në asnjë mënyrë me shifrat e çarmatimit, nën kategorinë e “asgjesimit të garantuar reciprok”. A mund të vihet vallë në dispozicion territori ynë për realizimin e transitit të ngarkesave ushtarake për në Afganistan? “Në qoftë se amerikanët duan të ruajnë prezencën e vet në Afganistan, ne duhet ta mbështesim me të gjitha mënyrat dëshirën e vullnetin e tyre. Le të zhvillojnë SHBA-s luftën atje deri në arritjen e triumfit përfundimtar! Për më tepër, se kjo fitore përfundimtare (dhe ne e dimë fort mirë këtë) nuk do të vijë kurrë… Një tjetër bashkëbisedues yni është deputeti i Dumës Shtetërore Aleksei Mitrofanov, i cili në marrëveshjen që ka të bëjë me transitin e ngarkesave ushtarake amerikane për në Afganistan vëren një kuptim të veçantë: “Unë mendoj, se gjatë kohës së vizitës së Barak Obamës do të ndodhin hope historike në marrëdhëniet tona, pikërisht për vetë faktin se Rusia dhe Amerika arritën në marrëveshje përkatësisht transitit. Kurrë ndonjëherë më parë, që nga kohërat e luftës, nuk ka ndodhur një diçka e tillë. Kurse tani nëpërmjet hapësirës sonë ajrore do të fluturojnë çdo ditë për në Afganistan me mallra ushtarake në bord 12 aeroplanë amerikanë! Nëpërmjet rrugës hekurudhore do të transportohen qindra konteinerë! E dini, kjo është një masë jashtëzakonisht e madhe besimi midis dy shteteve! “Riformatimi” tashmë po vepron realisht. Ndërsa përsa i përket pretendimeve dhe kushteve reciproke, mund të thuhet, se ato janë diçka plotësisht normale gjatë ecurisë së procesit negociator. Një pazarllëk i madh politik! Si do të zhvillohet, sipas mendimit tuaj, dialogu rreth tryezës së bisedimeve në Moskë? A do të mund të gjejnë dot vallë gjuhë të përbashkët Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s? “Ata do ta kenë të lehtë të dialogojnë midis tyre, sepse po e fillojnë dialogun nga “një fletë e bardhë”. Të dy ata nuk janë të lidhur me detyrime të vjetra, ndërkohë që kanë shumë gjëra të përbashkëta. Sigurisht që të gjitha këto janë rrethana bashkëshoqëruese të negociatave në Moskë, por edhe ato janë mjaft të rëndësishme në këtë rast.