Moska i lutet Phenianit që të mos ndërmarrë veprime të reja, të cilat të ndikojnë në keqësimin e mëtejshëm të situatës në Azinë Veri-Lindore, dhe që të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kurse të gjitha shteteve të tjera të interesuara u bën thirrje për të shfaqur qendrim maksimalisht të përmbajtur në lidhje me lëshimet e raketave në Korenë e Veriut. Një deklaratë të tillë bëri Përfaqësuesi zyrtar i MPJ i Rusisë Andrei Nesterenko.