Presidenti i SHBA-s Barak Obama mbërriti me vizitën e vet të parë në Moskë pas hyrjes në postin e kryetarit të shtetit. Presidentin amerikan e shoqërojnë bashkëshortja Michel dhe dy vajzat, 11 vjeçarja Malia, dhe 7 vjeçarja Sasha. Nga aeroporti Barak Obama do të niset për në Kremlin, ku do të vendosë një kurorë me lule pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur rrëzë murit të Kremlinit.