Këshilli i Federatës dhe Duma Shtetërore e Rusisë po përgatisin bashkarisht deklaratën mbi pozitën e vet ndaj rezolutës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që dënon nazizmin dhe stalinizmin. Kryetari i Komitetit për çështjet ndërkombëtare të Dumës Shtetërore Konstantin Kosaçov e quajti rezolutën e OSBE-së “përpjekje për të rishkruar historinë e Luftës së Dytë Botërore, duke ngarkuar padrejtësisht me përgjegjësi të njëjtë për shkaqet, ecurinë dhe rezultatet e saj Gjermaninë hitleriane dhe ish Bashkimin Sovjetik”.