Druajtjet e veta në lidhje me lindjen e konfliktit të ri të gazit midis Rusisë dhe Ukrainës i shprehu Zëvendës kryetari i udhëheqjes së koncernit rus të gazit “Gazprom” Aleksandër Medvediev. Në Intervistën e vet publikuar në botimin e përjavshëm “Fokus”, ai deklaroi: “Ne ndodhemi përballë rrezikut të madh të shpërthimit të krizës”. Problemin kryesor ai e shikon në paaftësinë e Ukrainës që të paguajë për gazin rus.