Diplomatët rusë dhe amerikanë bashkërenditën plotësisht tekstin e dokumentit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), i cili duhet të nënshkruhet nga Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama gjatë takimit të tyre të pritshëm në Moskë. Për këtë i njoftoi Agjencisë “Interfaks” një burim në MPJ të Rusisë.