Vizita e anijes raketëmbajtëse ushtarake amerikane “Stetem” në Vladivostok kaloi në atmosferë dashamirëse dhe festive, ajo i shërbeu forcimit të bashkëpunimit të flotave ushtarake të të dy vendeve. Për këtë deklaroi në ceremoninë e lamtumirës Komandanti i anijes Shon Bern. Ankorimi i anijes së SHBA-s në bazën kryesore të Flotës së Oqeanit Paqësor iu kushtua festimit të përvjetorit 149 vjeçar të Vladivostokut dhe Ditës së Pavarësisë së SHBA-s. Gjatë vizitës, delegacioni i Flotës Ushtarako-Detare (FUD) të SHBA-s vendosi kurora me lule pranë përmendores së marinarëve rusë, të rënë në luftë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.