Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill bekoi tempullin e parë orthodhoks rus pranë brigjeve të Bosforit. Kisha e vjetër e të shenjtëve me të drejtat e plota të apostujve Kostantin dhe Elena do të bëhet Tempulli i parë veprues i Patrikanës së Moskës në Turqi. Në Kishën Orthodhokse Ruse shpresojnë shume se bekimi i tempullit me emrin e Shën Elenës dhe Shën Konstantinit do të bëhet një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë. Më parë Patriarku Kirill vuri në dukje se këto marrëdhënie duhet të kenë një pjesë përbërëse religjioze. E rëndësishme është që në to të përfshihet tema e dialogut myslimano-të krishterë, tha Patriarku.