Trupat kozmike të Federatës Ruse realizuan nga kozmodromi Pleseck në qarkun e Arhangelskut lëshimin e raketëmbajtëses “Rokot” me tre satelitë të destinacionit ushtarak. Për këtë njoftuan në shërbimin informativ të Trupave Kozmike. Raketëmbajtësja “Rokot” u konstruktua në qendrën me emër Hruniçev mbi bazë të raketës balistike ndërkontinentale PC-18 (sipas klasifikimit perëndimor -CC-19 “Stilet”).