Në jug të Rusisë po përfundojnë stërvitjet ushtarake strategjiko-operative “Kaukaz-2009” me pjesëmarrjen e formacioneve dhe njësive të Qarkut ushtarak të Kaukazit të Veriut, si dhe të një sërë llojeve të tjera të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Gjatë stërvitjeve u provua dhe u analizua një spektër i gjerë i masave të mundëshme adekuate të karakterit ushtarak për garantimin e sigurisë së qytetarëve të Rusisë, të komunikacioneve të rëndësishme transportuese dhe energjetike, të objekteve strategjike, si dhe masat e drejtuara për mbrojtjen e interesave ekonomike të Rusisë, theksoi Përfaqësuesi i Qarkut Verior Kaukazian. Përveç kësaj, u morr parasysh gjatë zhvilimit të tyre edhe eksperienca e fituar gjatë operacioneve të detyrimit të Gjeorgjisë për paqe, theksoi ai.