Në fundin e liqenit siberian Bajkal, rezervuarit më të thellë me ujë të ëmbël në planetin Tokë, është gjetur lënda djegëse e së ardhmes. Ky zbulim u bë gjatë zhytjes së radhës të aparateve nënujore ruse të thellësirave të mëdha “Mir”. Për herë të parë në histori janë gjetur shtresa të tëra kristalesh, të cilat në një temperaturë dhe presion të caktuar krijohen nga uji dhe gazi. Sipas mendimit të shkencëtarëve, tashmë në këto kohët e afërta këto lëndë mund të bëhen burim energjie për njerëzimin.