65 vjet më parë Bjellorusia u çlirua nga pushtuesit gjermano-fashistë. Ndërsa sot Republika kremton edhe festën e vet kryesore shtetërore - Ditën e Pavarësisë. Duke humbur çdo banorë të tretë të vetin dhe duke provuar të gjitha tmerret e luftës mbi vete Bjellorusia, natyrisht, nderon kujtimin e çlirimtarëve të saj dhe mban një qendrim tejet negativ ndaj çfarëdolloj përpjekjeve që ndërmerren për poshtërimin, diskreditimin e Fitores së Madhe dhe për rikonceptimin, rishkruarjen e historisë së Luftës së Dytë Botërore. Për këtë kujtoi Aleksandër Llukashenko në mbledhjen solemne kushtuar 65 vjetorit të çlirimit të republikës nga zgjedha e okupatorëve gjermano-fashistë dhe Ditës së Pavarësisë. E megjithatë, sipas fjalëve të Kryetarit të shtetit, aktualisht në Europë ka jo pak të tillë që dëshirojnë të shpërfytyrojnë, të shtrembërojnë ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Dhe tallja, fyeja më e rëndë dhe më poshtëruese është teza mbi atë, se në territorin e Bjellorusisë, sikur, gjoja ka patur vend jo lufta çlirimtare mbarëpopullore, por “lufta civile” midis mbrojtësve të pushtetit sovjetik dhe “militantëve të rendit të ri europian”, vuri në dukje Aleksandër llukashenko. Ne iu lutëm që ta kometojë këtë deklaratë të tij politologut dhe historianit Vladimir Semendej. Ja se ç’tha ai: “Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko në fjalimin e vet preku edhe një sërë momentesh tejet të rëndësishme që kanë të bëjnë me falsifilimet aktuale që hidhen për përtypje në hapësirën informative këto kohët e fundit. Këtu fjalë bëhet mbi atë, që të paraqitet Lufta e Dytë Botërore një dreq e di se çfarë. Në veçanti, që të paraqitjet lufta partizane me ngjyrimet më negative dhe të hidhet baltë mbi ata patriotë që pa kursyer jetën e tyre dolën në mbrojtje të Atdheut nga agresioni i huaj. Dhe që të paraqiten në rolin e heronjve ata njerëz, të cilët duke u nisur nga interesat e ngushta vetiake morën anën e armikut. Në lidhje me këtë unë mund ti karakterizoj thëniet e Aleksandër Llukashenkos si krejtësisht të arsyeshme e të bëra në kohën e duhur, si të tilla që kundërshtojnë përpjekjet për falsifikimin e historisë. Duket fare qartë se në Bjellorusi këtyre përpjekjeve u është prerë rruga”, mendon historiani rus. Do të dëshironim shumë që edhe në vendet e tjera të Europës, ndër të tjera edhe në shtetet fqinje të Bjellorusisë, në Ukrainë, Estoni dhe Letoni, të kishte më pak falsifikime dhe shtrembërime të historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe heroizim të këlyshëve të nazizmit. Europa nuk duhet ta humbasë këtë luftë në faqet e studimeve të pandërgjegjshme historike.