0Rusia dhe Turqia mund të bashkëpunonin për realizimin e projektit “Rryma Jugore” në pjesën e marketingut dhe shitjes së gazit në tregje të veçantë evropianë, deklaroi Kreu i Ministrisë së Energjetikës Sergei Shmatko. Ai theksoi se Turqia nuk dëshiron ta njohë projektin “Nabucco”si alternativë të gazsjellësit “Rryma Jugore”. Shmatko njoftoi gjithashtu se Moska ia hyri punës për analizimin e tregut të shitjes së gazit sipas projektit “Rryma e kaltër -2”.