0Bjellorusia po kremton Ditën e Pavarësisë dhe 65 vjetorin e çlirimit të republikës nga pushtuesit fashistë gjermanë. Ngjarjet qendrore të kësaj feste në Minsk u bënë paradat ushtarake dhe ajrore si dhe marshimi sportiv i rinisë. Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko, duke mbajtur fjalim në paradë, deklaroi se Bjellorusia nuk tregton miqësinë me Rusinë. Ne jemi popuj vëllezër, një popull, theksoi ai. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev uroi homologun e vet bjellorus me rastin e festës.