Zgjedhjet për në organet drejtuese vendore në Kosovë, që janë të parat prej momentit të shpalljes së pavarësisë së kësaj Autonomie, janë jo konstitucionale, mendon qeveria e Serbisë. Zhvillimi i tyre bie gjithashtu në kundërshtim me rezolutën № 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në përputhje me të cilën Autonomia mbetet pjesë përbërëse e Serbisë dhe nuk ka të drejtë të marrë vendime të tilla, konkludoi kabineti i ministrave të republikës. Më parë me një vlerësim të tillë doli Presidenti i Serbisë Boris Tadiç. Autoritetet në Prishtinë morrën vendimin që zgjedhjet të zhvillohen më 15 nëntor.