Ekuipazhi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) natën në të gdhirë të së premtes përfundoi zhvendosjen e anijes kozmike ruse “Sojuz TMA-14” nga një modul bashkimi tek tjetri. Operacioni për ribashkimin bëri të mundur që të lirohej vendi për pritjen e anijes transportuese kozmike “Progres”, mbërritjen e së cilës e presin në SKN më 26 korrik.