Një nga drejtueset me seksuale dhe me moderne të televizionit rus. Çdo herë kur ndezin televizorin shikuesit të intriguar mendojnë: me ç’model flokësh dhe ç’veshje do të dalë sot Tina Kandellaki? E kuadruar në ekranin e televizorit ajo paraqitet energjike, me temperament, me të folur të shpejtë si breshëri automatiku. Për show-n autorial “Detali” (“Hollësi”), në të cilin mysafirë të saj kanë qenë persona të shquar të sferës së kinematografisë dhe show-biznesit, në vitin 2006 ajo fitoi çmimin kryesor profesional të Televizionit rus “TEFI”.
“Unë gjithmonë kam dashur të bëhem njeri i famshëm, personalitet, kam ëndërruar për një jetë të bukur dhe interesante”, thotë Tina Kandellaki, trashëgimtarja e mbiemrit të një fisi të lashtë gjeorgjian. Qyteti i saj i lindjes është Tbilisi. Vazhdoi shkollën e lartë për të përvetësuar profesionin e kirurges plastike, por institutin mjekësor e braktisi dhe kaloi në fakultetin e gazetarisë. Në Moskë erdhi pa asnjë lek në xhep dhe pa kurrëfarë lidhjesh, por megjithatë vetëm për disa vite ajo arriti të bëjë një karrierë marramendëse në kryeqytetin rus. “Nuk duhet të varësh shpresat tek fati, - konfirmon ajo, - çdo disfatë në jetë është garanci e fitores së ardhshme”.
Dhe në përgjithësi, Tina Kandellaki është nga ata njerëz që punën e sotme nuk e lënë kurrë për nesër. Edhe martesën ajo e bëri shumë shpejt, vetëm disa muaj pas njohjes me bashkëshortin e saj të ardhshëm, biznesmenin Andrei Kondrahini. Dhe duhet thënë se propozimin për këtë ajo ia bëri vetë atij. Tani ata kanë dy fëmijë, por bashkëshortët duan të kenë, si të paktën, edhe dy binjakë. Megjithëse është një femër plotësisht e vetërealizuar dhe e pavarur Kandellaki pranon: “Në familjen tonë mbretëron patriarkati. Harmonia e saj konsiston në atë se burri megjithatë është kryesori, ndërsa gruaja i bindet, i nënshtrohet atij”.
Tina 34 vjeçare ëndërron tani të zërë kolltullun e drejtueses së programit analitik televiziv. Para pak kohësh mori start teleprojekti i saj i ri “Politika jo reale”. Megjithëse vetë Tina Kandellaki është më se e bindur se në profesionin e saj nuk mund të arrish maja të larta dhe ta krahasosh veten me peshkaqenin. “Nuk më pushon dot goja bile edhe gjatë kohës së të ngrënit”, thotë ajo.
Unë nuk jam gruaja më e bukur në botë, pranon pa kurrëfarë problemi vetë Tina Kandellaki. Por në shpirt unë jam njeri jashtëzakonisht jetëdashës, i qeshur dhe plot optimizëm, gjëra këto që më ndihmojnë për të fituar simpatinë e atyre që më rrethojnë”.