Bjellorusia përpiqet të minojë marrëveshjet e arritura në lidhje me “çështjen e qumështit”, gjë kjo që mund të sjellë në pezullimin e ri të furnizimeve, deklaroi për Agjencinë RIA Lajmet Kryemjeku sanitar i Federatës Ruse Genadi Onishenko. Sipas fjalëve të tij, pala ruse lejoi importimin e më shumë se 400 artikujve me kusht që të përmbushen deri në fund të korrikut të gjitha kërkesat e legjislacionit rus. Ndërkohë Bjellorusia ka dërguar deri tani për ekspertizë vetëm rreth 30 kampione të artikujve të ndryshëm.