Në vigjilje të vizitës së Presidentit të SHBA-s Barak Obama në Rusi një grup i njohur politikanësh dhe ushtarakësh nga e gjithë bota paraqiti planin e likuidimit të plotë me etapa të armës bërthamore në planet. Sipas të dhënave të botimit “Nezavisimaja gazeta” ata reaguan ndaj thënieve të Obamës dhe Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në Samitin e “G-20” në Londër në favor të avancimit të njerëzimit drejt këtij qëllimi. Sipas grafikut, kjo gjë mund të arrihet aty nga viti 2030. Vetëm se jo të gjithë ekspertët ushtarakë anojnë nga pajtimi me këtë parashikim.


***


Ministria e shëndetësisë dhe zhvillimit social shpalli mbi fillimin e luftës kundër ryshfeteve. Siç njofton gazeta “Vremja novostei”, planifikohet që të luftohet me praktikën e përhapur gjerësisht të dhënies së lekëve nën dorë mjekëve në shenjë mirënjohjeje për kurimin e suksesshëm ose si parapagim për shërbimet e ardhshme. Më saktë, për ato shërbime, të cilat sipas programit të garancive shtetërore duhet tu ofrohen falas të gjithë pacientëve, të cilët janë të siguruar në sistemin e siguracionit të detyrueshëm mjekësor.


***


Deputetët e Dumës Shtetërore rreptësuan përgjegjësinë penale për pedofilët. Botimi “Rosiskaja gazeta” kujton se një mendim të tillë e pat shprehur më parë Presidenti Dimitri Mevdediev. Afati i heqjes së lirisë për ata të cilët përdhunojnë fëmijët që nuk kanë mbushur moshën e pjekurisë do të rritet. Ndërkaq, kriminelët e akuzuar për pedofili, nuk do të mund të shpresojnë për lirim të parakohshëm me kusht apo zbutje dënimi, pa bërë 3/4 e afatit të burgimit të vendosur nga gjyqi.


***


“Rusia mund të humbasë shansin e vet”, paralajmëron botimi “Moskovskaja pravda” në artikullin e vet mbi korrupsionin. Një korrupsion të tillë nuk ka pasur asgjëkundi dhe asnjëherë, pasi asgjëkundi dhe asnjëherë nuk është dashur më parë të kalojë nga dora në dorë një pasuri e tillë gjigande, ndër të tjera në degë me të ardhura të mëdha si ato të naftës dhe gazit. Dhe duhet thënë, sipas ligjeve të dyshimta të miratura me nxitim e shkel e shko, kurse shpesh herë edhe me rrugë kriminale. Në Rusi është përhapur gjerësisht mendimi se luftën kundër korrupsionit e frenon mungesa e shtypit të lirë dhe opozitës së fortë.