Këngët më të mira të saj dhe hitet e reja u paraqiti moskovitëve Pop-Primadona franceze Mylene Farmer. Adhuruesit e saj e quajnë koncertin e zhvilluar në Moskë të mërkurën në mbrëmje ngjarje të madhe. Herën e fundit ajo pat debutuar përpara publikut rus në vitin 2000. Në skenën e kompleksit sportiv “Olimpiskij” 47 vjeçarja Farmer i dhuroi auditorit 25 mijë vetësh 2 orë romantikë, vallëzime dhe efekte madhështore ndriçimi. Pas Moskës këngëtarja do të debutojë në Kiev dhe Rigë. Sipas të dhënave të organizatorëve, shpenzimet për zhvillimin e shfaqjes i tejkalojnë të 30 milionë eurot.