Plot dy ditë Rusia do ti lërë lamtumirën e fundit Artistes së Popullit Ludmilla Zikina. Të premten do të zhvillohet ceremoia funarale publike, kurse të shtunën do të organizohet këndimi i saj, shërbesa e përshpirtjes në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar, pas së cilës artistja do të varroset në Varrezën Novodeviçe në Moskë. Ludmilla Zikina ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare nga pushimi i zemrës. Në repertorin e këngëtares së madhe figurojnë më shumë se 2 mijë këngë popullore ruse dhe romanca, vepra të autorëve bashkëkohorë. Arti i saj fitoi njohje të gjerë jo vetëm në Rusi, por edhe në mbarë botën. Tirazhi i përgjithshëm i disqeve me inçizimet e këngëve të saj i tejkalon të 6 milionë ekzemplarët.