Suedia mori në duart e veta kryesimin gjashtëmujor në BE. Ekspertët dallojnë disa probleme kryesore, me të cilat asaj do ti duhet të ndeshet gjatë kohës së kryesimit në BE. Këto janë: shëndoshja e ekonomisë së BE, qarkullimi i kuadrove në strukturat europiane, zgjidhja e problemit të krizës që filloi me disfatën e Kushtetutës Europiane në referendumet në Francë dhe Hollandë në vitin 2005, pozita e papërcaktuar ende me furnizimet e gazit rus për shkak të problemeve financiare të Ukrainës dhe një sërë shteteve të tjera. Kryesimi i Çekisë në BE, që përfundoi sot, vërtetoi se për vendet e reja të komunitetit ky rol është si tepër i vështirë tani për tani.