0Rusia dhe SHBA-s kanë avancuar shumë më tepër nga ç'pritej në përgatitjen e Traktatit të ri për kufizimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (TASO), deklaroi Zëvendësi i Kreut të MPJ të Rusisë Sergei Rjabkov. Kjo krijon mundësinë e nënshkrimit të Traktatit në fjalë në muajin dhjetor. Tema e TASO do të jetë një ndër kryesoret në negociatat e presidentëve të Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama, të cilat do të zhvillohen javën e ardhshme në Moskë.