Çështjet e sigurimit në vendet e Afrikës dhe kundërveprimi ndaj krizës financiare botërore janë temat kryesore të Samitit të XIII-të të Bashkimit Afrikan, i cili do të hapet në qytetin libian Sirt. Ky forum me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 53 vendeve do të zhvillohet nën kryesinë e Kryetarit të Bashkimit Afrikan, Liderit të revolucionit libian Muamar Kaddafi. Në punën e këtij Samiti marrin pjesë gjithashtu përfaqësuesit e OKB-së, BE, Organizatës Konferenca Islamike, Lidhjes së Shteteve Arabe, “8-shjes së Madhe”.