Në vigjilje të vizitës së Presidentit të SHBA-s Barak Obama në Moskë shumë ekspertë bëjnë parashikimet e veta duke analizuar vështirësitë dhe shkëmbinjtë e nënujshëm të negociatave të pritshme. Në eterin e FM-stacionit me mjaft popullaritet “Eho Maskvi” (Jehona e Moskës”) Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov deklaroi, se “gabim i administratës paraardhëse të SHBA-s u bë vetëbesimi i tepruar dhe të provuarit e ndjesisë së asaj, se amerikanët mund t’ua dalin vetë mbanë pa ndihmën e askujt zgjidhjes së të gjitha problemeve vetiake dhe botërore. Unë jam i prirur plotësisht të mendoj se ata besonin sinqerisht në këtë gjë, por për fat të keq, pësuan disfatë. Konstantin Kosaçov kujtoi, se edhe Rusia, edhe SHBA-s zotërojnë në total deri në 95% të gjithë potencialit bërthamor botëror. Nga ana e vet Kryetari i Komitetit për çështjet ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-s Howard Berman shtoi, se “në qoftë se ne do të nënshkruajmë deri në muajin dhjetor Traktatin e ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive, në qoftë se do të vazhdojmë të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me inspektimet, verifikimet, atëhere asnjëra nga palët nuk do të cënohet në marrëdhëniet reciproke. Përsa i përket sistemeve të mbrojtjes antiraket, ato nuk janë ajo mburojë që duhet kundër Rusisë. Ne jemi distancuar nga nocione, ide të tilla të “luftës së ftohtë”. Problemi ynë nuk konsiston në mbrojtjen antiraket, aspak në këtë. E rëndësishme është të punohet së bashku me Rusinë me qëllim që të mos lindin kurrëfarë dyshimesh në lidhje me atë se dikush po kurdis ndaj dikujt ndonjë gjë. Ne duhet të bashkëpunojmë dhe jo të kundërveprojmë ndaj njëri-tjetrit”, tha ai. Ndër temat që u prekën prej bashkëbiseduesve ishte dhe ajo që ka të bëjë me amendamentin e Jackson-Vanik-ut, i cili kufizon tregtinë përkatësisht Rusisë. Howard Berman vuri në dukje, se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të presin pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë që të anulojnë amendamentin e Jackson-Vanik-ut. Ai kishte të bënte vetëm me emigracionin nga ish Bashkimi Sovjetik. Nuk ka kurrëfarë kuptimi të ruhet ky amendament në marrëdhëniet tona të sotme, ai duhet të anulohet”, u shpreh Berman.

Rusi-SHBA-s: ç’mund të quhet “normë”?
Mbi diskutimin e zhvilluar në eterin e radiostacionit “Eho Maskvi” (“Jehona e Moskës”)


Në vigjilje të vizitës së Barak Obamës në Moskë e përjavshmja që del në Belgjikë “New Europe” shtroi për diskutim një pyetje mjaft interesante: ç’mund të quhet “normale” në marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-s? Dhe kjo pyetje, me sa duket nga të gjitha, është më se aktuale. Ja, ta zëmë, a është vallë normale vetë situata kur nga territori i Europës, në afërsi të kufijve të Rusisë në qiell mund të fluturojnë raketat amerikane, trajektorja e fluturimit dhe karakteri i predhave të të cilave dihen vetëm prej ushtarakëve amerikanë të SHBA-s? A mund të quhet normal një lloj i tillë mirëbesimi? Dhe a është vallë “mirëbesim” ky në të vërtetë? Po e njëjta gjë ka të bëjë edhe me situatën e krijuar me amendamentin famëkeq të Jackson-Vanik-ut. Sigurisht që nuk mund të mos pajtohesh me mendimin e zotit Kosaçov në lidhje me atë, se një vendim normal do të ishte anulimi nga Kongresi i SHBA-s i këtij amendamenti pa kurrëfarë kushtesh dhe ndërlidhurie të tij me hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.