0Në ndryshimet që kanë ndodhur në marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-s u kapërcye vetëm barriera e startit, vëllimi kryesor i punës është ende përpara. Një mendim të tillë shprehu Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov në intervistën e vet për revistën “Newsweek” dhënë në prag të samitit të pritshëm ruso-amerikan në Moskë. “Këto muajt e fundit dialogu ruso-amerikan ka marrë një dinamikë të re, theksoi Kreu i MPJ i Federatës Ruse. Kjo do të thotë se marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-s hynë, më në fund, në fazën e ndryshimeve që diktohen nga kërkesat  e kohës sonë”, u shpreh ai.