Në rast të ardhjes në pushtet të Partisë “Për një Gjeorgji të drejtë”, të cilën e kryeson ish Kryeministri i vendit Zurab Nogaideli, do të fillojë menjëherë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë. Për këtë u njoftuan gazetarëve përfaqësuesit e Partisë. Zurab Nogaideli mendon, se si rezultat i politikës së Saakashvilit Gjeorgjia po zhytet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, e cila do të arrijë apogjeun e vet aty nga vjeshta, dhe atëhere autoritetet do të jenë të detyruara që të caktojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme.