I propozojmë vemendjes së vizitorëve të sajtit tonë shënimet e vëzhguesit të pavarur Boris Tumanov. Në komentet e mia të mëparshme kushtuar rifillimit të bashkëpunimit midis Rusisë dhe NATO-s unë u kam bërë thirrje dëgjuesve evropianë për të mos ushqyer iluzione të mëdha përkatësisht mundësive të krijimit të marrëdhënieve të menjëhershme idilike midis Perëndimit dhe Rusisë. Por për habinë time të madhe pikërisht në Rusi unë u ndesha me shfaqjen e një optimizmi të tepruar në lidhje me këtë çështje. Të tillë, p.sh., si bindja e patundur, e shprehur të hënën nga goja e Kryetarit të Dumës Shtetërore-dhoma e ulët e parlamentit të Federatës-Ruse Boris Grrizllov, se “riformatimi” i marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit nuk ka kurrëfarë alternative tjetër. Unë do të dëshiroja ta ndaja me kënaqësi të madhe optimizmin e zotit Grrizllov, por druhem se realiteti po na shtyn ne, më tepër, ndaj shfaqjes së një kujdesi të arsyeshëm në lidhje me të ushqyerit e shpresave. Veçanërisht kur duket fort mirë se disa politikanë dhe ekspertë vendas janë të bindur në atë, se, p.sh., Rusia duhet të afrohet dhe të bashkëpunojë, në radhë të parë, me Europën dhe jo me SHBA-s. Por jo vetëm në Rusi ekzistojnë mosmarrëveshje në lidhje me njohjen e rolit të Europës, Rusisë dhe SHBA-s në ekuilibrin gjeopolitik botëror. Sipas mendimit të Jozef Bramel, ekspertit të Asociacionit gjerman të politikës së jashtme, Europa, dhe në veçanti, Gjermania e vënë në dyshim të madh atë, se marrëveshja e mundshme midis Uashingtonit dhe Moskës do të mund ti lërë ato jashtë bordit të marrëveshjeve të rëndësishme strategjike ruso-amerikane. Rezultatet e vizitës së Presidentit të SHBA-s nuk do të bëhen ilaç gjithëshërues, veçanërisht për zgjidhjen e morisë së atyre problemeve që ekzistojnë në momentet aktuale në “trekëndëshin” amerikano-ruso-europian. Dhe, para së gjithash, problemin e sigurimit në kontinentin tonë. Ja përse unë pajtohem plotësisht me mendimin e zonjës Dora Bakojani, Ministres së punëve të jashtme të Greqisë, që aktualisht kryeson në OSBE, e cila mendon se detyrë kryesore, tejet e rëndësishme e kësaj Organizate është rivendosja e mirëbesimit midis gjithë anëtarëve të “familjes unike të OSBE-së” në kuadrin e asaj që ajo tashmë quan “proces të Korfuzit”. Meqenëse pikërisht në kuadrin e një dialogu të tillë Europa ka shumë më tepër shanse për të ndërtuar sistemin e sigurisë së vet si me pjesëmarrjen e Rusisë, ashtu dhe të SHBA-s. Ky ishte mendimi i vëzhguesit të pavarur Boris Tumanov.