Në Shën Peterburg përfundoi më i madhi “Festivali i Festivaleve” ndërkombëtare të jashtëkonkursit. Kinoafishja e tij përbëhej prej më shumë se 100 filmave. Vlerësimin më të lartë të mysafirëve e merituan menjëherë dy punë: “Rikki” i Fransua Ozan nga Franca dhe “Karamazovët” i Peter Zelenkinit nga Çekia. Ekranizimi i romanit të Fjodor Dostojevskit iu nënshtrua vlerësimin rigoroz nga ana e shikuesve të qytetit, ku dhe pat krijuar ky shkrimtari i madh, dhe prandaj lavdërime veçanërisht të larta. Filmi francez dhe ai çek u nderuan me Çmimin Grand Prix të festivalit “Grifoni i Artë”.