Një javë përpara vizitës së Barak Obamës në Moskë ministrat e punëve të jashtme të vendeve të NATO-s dhe Rusisë, që u mblodhën në ishullin grek të Korfuzit, vendosën të rivendosin bashkëpunimin i cili u pezullua pas konfliktit të armatosur që ndodhi midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në gusht të vitit të kaluar: Fjalën ia japim vëzhguesit të pavarur Boris Tumanov. Më në fund një lajm i mirë, shkruan ai. Duke shpallur mbi marrjen e këtij vendimi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer saktësoi, se ky bashkëpunim do të rifillojë si në planin politik, ashtu dhe atë ushtarak. Ky konstatim i zotit Scheffer shpreh preokupimin serioz si të Rusisë, ashtu dhe Aleancës VeriAtlantike përkatësisht dukurive të tilla të rrezikshme si terrorizmi ndërkombëtar, përhapja e armës së shfarosjes në masë, pa folur fare këtu për piraterinë në bregdetin e Somalisë. Përveç kësaj, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përmendi mundësinë e bashkimit të forcave të Aleancës dhe Rusisë në Afganistan, gjë kjo që do të lejojë intensifikimn e operacioneve kundër përhapjes së drogës. Nga ana e vet, Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergei Lavrov e karakterizoi rifillimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe NATO-s si “zhvillim pozitiv”, duke theksuar gjatë kësaj, se Moska e shikon si të “të pakthyeshme mbrapsh” atë situatë që është krijuar në Kaukazin e Veriut pas konfliktit ruso-gjeorgjian. Ndaj këtij reagimi, të cilin disa komentatorë e vlerësuan si “pak a shumë të përmbajtur”, pasoi, megjithatë, një deklaratë e bërë të dielën nga Aleksandër Grushko, Zëvëndësi i Sergei Lavrovit. Ai shprehu gatishmërinë e plotë të Rusisë për të shqyrtuar kërkesat e mundshme që kanë të bëjnë me realizimin e transitit të ngarkesave të destinacionit ushtarak nga ana e atyre vendeve që kanë në Afganistan kontingjente të mëdha ushtarake, të tilla, si p.sh., Gjermania, Franca dhe Spanja, të cilat tashmë gëzojnë të drejtën për realizimin e një transiti të tillë. Në këtë kontekst do të ishte me vend të kujtohej fakti, se rifillimi i kontakteve midis NATO-s dhe Rusisë do të lejonte lançimin e një procesi tjetër, i cili është jo më pak i rëndësishëm për sigurimin evropian. Vërtet, pas takimit NATO-Rusi ministrat e punëve të jashtme të 56 vendeve të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) duhej të mblidheshin në po atë ishull, në Korfuz, për të diskutuar “arkitekturën e re të sigurimit evropian”, të propozuar nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Sipas mendimit të Kreut të diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier, kjo ide nuk mund të zëvendësojë NATO-n apo OSBE-në. Por, theksoi ai, ajo “hap një dritare” për zgjidhjen e problemeve të tilla si mbrojtja antiraket dhe reduktimi i armatimeve bërthamore dhe atyre të zakonshme. Dhe ky, siç më duket mua, është tashmë një hap në drejtim të drejtë.