Po afrohet takimi i Presidentit të SHBA-s Barak Obama dhe Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev, i cili është planifikuar të mbahet në Moskë. Kjo ngjarje mund të luajë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm jo vetëm për nga pikëpamja e “riformatimit” të marrëdhënieve midis dy lojtarëve strategjikë në arenën ndërkombëtare. Ja se ç’mendon në lidhje këtë vëzhguesi ynë Nikollai Dovzhenko. Në pritje të kësaj ngjarjeje të rëndësishme në Evropë dhe në SHBA-s po ndihen në mënyrë të qenësishme përpjekjet aktive të ndërmarra nga politikanët dhe diplomatët. Fakt pozitiv përsa i përket kësaj është marrëveshja mbi rifillimin e marrëdhënieve në sferat politike dhe ushtarake, e cila u arrit të shtunën në ishullin grek të Korfuzit gjatë zhvillimit të mbledhjes jo formale të Këshillit Rusi-NATO. Jo të gjithë veprimtarët shtetërorë në kontinentin tonë janë të prirur të sillen me mirëdashje ndaj idesë së ndërtimit të arkitekturës së re të sigurimit evropian. Në Evropë ekzistojnë druajtje të caktuara në lidhje me atë, se SHBA-s dhe Rusia mund të arrijnë në marrëveshje midis tyre pa Evropën dhe atëhere vendet e BE, të cilat janë edhe shtete-anëtare të NATO-s, do të mbesin jashtë bordit të këtyre marrëveshjeve. Ne iu drejtuam me pyetjen se ç’mendon për këtë Boris Shmeljovit, Drejtuesit të Qendrës së Studimeve Politike të Institutit të studimeve të marrëdhënieve ekonomike dhe politike të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Ja mendimi i tij: “Duket krejtësisht qartë, se në marrëdhëniet reciproke midis Rusisë dhe BE ushtron ndikim të qenësishëm pozita e Amerikës, dhe mua më duket, sikur tendenca pozitive që ekziston në radhët e udhëheqjes së Rusisë dhe udhëheqjes së SHBA-s, do të përhapet edhe në atmosferën e përgjithshme të këtyre marrëdhënieve si dhe në negociatat midis Rusisë dhe BE. Ne duhet të kuptojmë, se në kushtet e krizës mbyllja e grupimeve të ndryshme ekonomike, vendeve të ndryshme brenda kufijve vetiakë nuk do të sjellë në asgjë të mirë as për ekonominë botërore, as për sigurimin ndërkombëtar. Dhe, siç parashikohet, kriza që ne po përjetojmë aktualisht do ta shtyjë edhe Rusinë, edhe SHBA-s për kërkimin e formave të reja të bashkëveprimit. Për nga ky këndvështrim ekziston një prirje e caktuar pozitive përkatësisht pritjeve të rezultateve.