Në Evropë produktet po vijnë duke u bëhen më të lira, kurse në Rusi po shtrenjtohen, njofton gazeta “Trud”. Nga portofoli i konsumatorëve rusë gjithnjë e më shumë lekë harxhohen për blerjen e perimeve, frutave, sheqerit, marmalatës, mjaltit, çokollatave dhe bomboneve. Çmimet varen nga importi, kurse furnizimet e mallrave të huaja në Rusi po vijnë duke u reduktuar, gjë kjo që ndikon sigurisht në çmimin e mallrave. Në Evropë është e zhvilluar më bujqësia dhe industria e përpunimit të produkteve bujqësore, është rritur konkurenca, e cila bën të mundur që të mos rriten çmimet gjatë rënies së të ardhurave të popullsisë.


***


Në Ingusheti po piqet një konflikt i ri midis opozitës dhe autoriteteve të republikës, njofton botimi “Rosiskaja gazeta”. Prokuroria mori vendimin me paralajmërim për liderin e opozitës në lidhje me qëllimin e tij për të organizuar kongresin e popullit, por të papajtueshmit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga realizimi i idesë së tyre në jetë. Ndërkohë në një prej sajteve të guerrilasve u shfaq informacioni si vijon: përgjegjësinë për atentatin ndaj Presidentit Junus-Bek Evkurov e mori përsipër grupi terrorist, i cili, siç konfirmonte milicia çeçene, që asgjesuar dy vite më parë. MPB e republikës refuzoi komentimin e këtij fakti.


***


Pavarësisht nga përfundimi formal i luftës së qumështit, konflikti midis Rusisë dhe Bjellorusisë vazhdon ende, shkruan gazeta “Vremja novostei”. Në fund të javës së kaluar “Gazprom”premtoi të reduktojë furnizimet e gazit për Bjellorusinë, në qoftë se Minsku nuk do të shlyejë borxhin e vet për muajin korrik. Autoritetet e Bjellorusisë nuk janë dakort me shumën që u është paraqitur atyre për pagesë. Ato premtuan se do ta shlyejnë borxhin jo më parë se në muajin nëntor dhe kanë ndërmend të japin 10 milionë dollarë më pak. Kjo do të thotë se Moska dhe Minsku u ndodhën në prag të luftës së radhës, asaj të gazit tani.