Moska e quan si të domosdoshëm “shqyrtimin e hollësishëm, të detajuar” të konfliktit në Osetinë e Jugut në Këshillin Rusi-NATO, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Aleancës Dimitri Rogozin. Është shumë e rëndësishme që në këtë çështje të mos mbeten kurrëfarë standartesh të dyfishta, por Aleanca i bën bisht debatit me “fakte dhe argumente”, tha diplomati rus. Duke komentuar vendimin mbi rifillimin e dialogut politik, për të cilin Rusia dhe NATO u morën vesh në takimin ministror të së shtunës, Rogozin tha, se palët duhet të marrin parasysh interesat e përgjithshme në dokumentet e reja bazë për garantimin e sigurimit.