Në jug të Rusisë filluan monovrat stërvitore strategjike më masive për periudhën postsovjetike nën emrin konvencional “Kaukaz-2009”. Në to janë ingranuar më shumë se 8 mijë ushtarakë, ndër të tjera nga ata të dislokuar në bazat ruse në Osetinë e Jugut dhe Abkhazi, si dhe teknika e blinduar e rëndë: tanket, makinat e blinduara dhe armatimet e artilerisë. Nga skenari janë parashikuar veprimet praktike të trupave në kushtet e acarimit të situatës në rajon dhe rreziqeve kërcënuese të lindjes atje të konfliktit të armatosur. Stërvitjet do të zgjasin deri më 6 korrik.