Rusia ka ndërmend që në një kohë të afërt të ruajë veprimin e regjimit favorizues të furnizimeve të lëndëve energjetike për Bjellorusinë, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin. Bjellorusia është vendi i vetëm, i cili gëzon privilegje nga ana e Rusisë dhe i blen burimet energjetike me çmime më të ulëta se sa ato botëroret dhe me çmimin më të ulët në gjithë Bashkësinë e Shteteve të Pavarura. Pikërisht si rezultat i kësaj politike që ndiqet nga ana jonë, Bjellorusia u bë një nga eksportueset më të mëdha të nënprodukteve të naftës në tregun evropian, tha Vladimir Putin.