Në Teheran ndodhën përplasje të reja midis policisë dhe militantëve opozitarë, të cilët refuzojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të paradokohëshme presidenciale. Ato i fitoi Presidenti veprues Mahmud Ahmadinexhad. Siç njofton kanali televiziv i Katarit “Al-Xhazira”, disa qindra përkrahës të Ish zëdhënësit të parlamentit Mehdi Kjarrubi u përpoqën të organizonin një miting, por u shpërndanë nga policia me ndihmën e gazit lotësjellës. Midis demonstrantëve ka edhe të dëmtuar. Sot Këshilli i Rojave të Kushtetutës duhet të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.