Shtetet-anëtare të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) ranë dakort që të fillojnë diskutimin për rinovimin e sistemit të sigurimit në kontinent në lidhje me dukjen e rreziqeve dhe sfidave të reja kërcënuese. Kreu i MPJ-së i Rusisë Sergei Lavrov parashtroi në forumin joformal të OSBE-së në ishullin grek Korfuz, parimet bazë të Traktatit mbi sigurimin evropian, të propozuara nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Por disa vende të BE nuk u pajtuan me to. Kryetarja vepruese e OSBE-së, Ministrja e punëve të jashtme e Greqisë Dora Bakojani bëri thirrje për të dalë me dinjitet mbi lojërat në lidhje me akuzat reciproke dhe për të kërkuar rrugëzgjidhje të përbashkëta të problemeve ekzistuese.