Moska është e gatshme që tu vërë në dispozicion transitin ushtarak vendeve-furnizuese të kontigjentit të Forcave Ndërkombëtare të destinuara për dhënien e ndihmës në garantimin e sigurimit në Afganistan, njoftoi Zëvendësi i Kreut të MPJ të Rusisë Aleksandër Grushko. Sipas fjalëve të tij, po veprojnë me sukses marrëveshjet mbi transitin me Gjermaninë, Francën, u nënshkrua marrëveshja përkatëse me Spanjën dhe është marrë në shqyrtim tani kërkesa e Italisë. Grushko vuri në dukje se me SHBA-s Rusia është në kontakt të përhershëm në lidhje me një rreth të gjerë çështjesh që kanë të bëjnë me situatën në Afganistan. Diplomati kujtoi, se që nga viti 2008 midis NATO-s dhe Rusisë vepron marrëveshja mbi realizimin e transitit të destinacionit joushtarak në Afganistan.