Çmimin Grand Prix të Festivalit Kinematografik të XXXI-të Ndërkombëtar të Moskës e mori filmi me titull “Petja në rrugë e sipër për në Mbretërinë (Qiellore) e Perëndisë” i regjizorit Nikollai Dostal. Çmimin për rolin më të mirë aktorial (mashkullor) e mori Vladimir Ilin, i cili luajti në filmin e Karen Shahnazarova “Pavjoni № 6”, xhiruar sipas motiveve të novelës së Çehovit me të njëjtin titull, kurse aktorja më e mirë e këtij festivali u bë Elena Kostjuk, e cila luajti në filmin ukrainas të Kira Muratovajas “Melodi për organo mekanike”. Ky film u vlerësua edhe me çmimin Kinematografik të Shtypit të Federatës Ndërkombëtare. Regjizorja më e mirë u shpall Mariana Çeniljo, që xhiroi filmin meksikan “Pesë ditë pa strofull”. Çmimi për kontributin e dhënë në kinematografinë botërore e mori Artisti i Popullit të Bashkimit Sovjetik, regjizori gjeorgjian Rezo Çheixe.