Me afrimin e zgjedhjeve parlametare të caktuara për 28 qershorin në Shqipëri situata e brendshme politike u acararua në mënyrë të theksuar. Gjendjen e krijuar në vigjilje të zgjedhjeve e analizon në komentin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë”, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Ç’është për të ardhur keq, autoritetet dhe opozita në Shqipëri e humbën sërisht shansin që iu krijua për të konfirmuar besnikërinë e tyre ndaj vlerave demokratike. Pavarësisht nga paralajmërimet e udhëheqjes së BE dhe Misionit të OSBE-së në Tiranë, politikanët e vendit, në radhë të parë Kryeministri Sali Berisha dhe oponenti i tij kryesor, Lideri i socialistëve Edi Rama, si dhe më parë, vazhdojnë të veprojnë në kuadrin e koordinatave të sistemit të mëparshëm, në të cilin metodat e luftës së rrugëve dhe venia në veprim e rezervave administrative mbizotërojnë mbi logjikën e kërkimit të konsensusit.politik. Manipulimet me përpilimin e listave të zgjedhësve dhe dokumenteve përkatëse, veprimet e çuditshme me përcaktimin e përbërjeve të komisioneve zgjedhore, thirrjet për manifestime masive dhe ngritje barrikadash nëpër rrugët e qytetit, të gjitha këto dukuri, si dhe më parë, mbeten bashkëudhëtarë të pashmangshëm të skenës politike shqiptare. Një situatë e tillë u shkakton dëm jo vetëm interesave të qindra mijëra zgjedhësve, të cilët humbasin mundësinë për ti zgjidhur problemet politike me rrugë të ndershme në kuadrin e zgjedhjeve transparente. Një goditje serioze u dha me këtë mbi autoritetin ndërkombëtar të vendit. Pas asaj, kur Shqipëria në muajin prill u bë anëtare me të drejta të plota e NATO-s, edhe Presidenti, edhe qeveria, edhe opozita deklaruan mbi rëndësinë e një hapi të tillë për nga pikëpamja e zhvillimit të reformave demokratike në vend. Por bile as anëtarësimi në NATO nuk mundi të kthjellojë e të ftohë kokat e nxehta të politikanëve shqiptarë, ndërsa demokracia dhe procedurat elektorale u shndërruan në akuza reciproke, kërcënime, çrregullime, këmbime zjarri dhe barrikada. Ndërkohë që politikanët shqiptarë mund të veprojnë edhe në mënyrë tjetër fare. Jo krej rastësisht deputetit evropian nga Shqipëria Kastriot Islami iu ngarkua roli me mjaft përgjegjësi i bashkëraportuesit në lidhje me problemet elektorale në Gjeorgji. Raportet e përgatitura nga ai mund të thuhet se kishin një karakter mjaft objektiv. Por, ja që, për fat të keq, liderët shqiptarë, edhe ata demokratë, edhe socialistë, me sa duket nga të gjitha, nuk mësuan që nuk mësuan dot ti zgjidhin e problemet e veta me metoda politike, mbi bazë të pajtimit e mirëkuptimit kombëtar. Ndërsa pa këtë të gjitha qëllimet e mira, përkatësisht hyrjes në BE apo gatishmërisë për të luajtur rol stabilizues në Ballkan, do të mbeten vetëm deklarata të bujshme, fjalë në erë, pa kurrëfarë kuptimi. Pasionet e ndezura nëpër rrugët e Tiranës sot nuk i duhet askujt, as autoriteteve pushtetore, as opozitës. Dhe aq më tepër nuk i duhen ato evropianëve të lodhur nga problemet vetiake.