Gati 30 milionë njerëz në botë vuajnë nga varësia e madhe e përdorimit të lëndëve narkotike. Të dhëna të tilla përmenden në raportin e Udhëheqjes së OKB-së për luftën kundër përdorimit të drogës. Publikimi i këtij dokumenti i kushtohet Ditës ndërkombëtare të luftës me lëndët narkotike. Ky raport përmban një konkluzion mjaft të papritur, të habitshëm, mund të thuhet, dhe, pikërisht, se prodhimi dhe kërkesa për drogë kanë evidentuar rënie. Lënda narkotike më e përhapur në botë është marihuana, të cilën në vende të ndryshme e përdorin deri në 190 milionë veta. Problemet më serioze me drogën i kanë vendet e Amerikës Veriore, asaj Qendrore si dhe Amerikës së Jugut dhe të pellgut të Karaibeve. Ndërsa Kina, SHBA-s, Rusia dhe Brazili vlerësohen si vendet me përqindjen më të madhe të përdoruesve të lëndëve narkotike me anë të “injeksioneve”, “me shiringë”, domethënë të atyre që përdorin drogë me prejardhje opiumi. Sot, në Ditën e luftës kundër drogës, në Moskë do të mblidhet Komiteti Shtetëror Antidrogë. Në mbledhjen e tij të pestë do të paraqitet Projekt koncepti i politikës shtetërore antidrogë. Që nga viti 2001, kur filloi operacioni antiterrorist nën kryesimin e Uashingtonit në Afganistan, përmasat e gjera të rrezikut kërcënues, që vjen nga ky vend, kanë ardhur duke u rritur në mënyrë jashtëzakonisht të madhe, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti i Qendrës Ndërkombëtare të Sigurimit Vladimir Sotnikov. “Sipërfaqet e të mbjellave të kulturës së lulëkuqes së opiumit po zgjerohen gjithnjë e më shumë. Faktikisht, deri në 96 % të blerjes së armëve për lëvizjen “Taleban” financohen nga të ardhurat që përfitohen prej shitjes së opiumit. Strategjia e re e Presidentit Obama e përmend problemin e drogës në Afganistan, por unë nuk shikoj ndonjë rrugëdalje të asaj, se si do të mund t’ia dalin punës në krye me likuidimin e fushave të tëra të mbjella me opium amerikanët. Me që ra fjala, MPJ e Rusisë deklaron mbi atë se është mëse e domosdoshme që të ngrihet ky problem në një nivel të ri, duke luftuar bashkarisht kundër trafikimit të drogës”, u shpreh eksperti.