Në Moskë u zhvillua promovimi i librit mbi pjesëmarrjen e nacionalistëve ukrainas në shfarosjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Autori i tij është Aleksandër Djukov, i cili duke u referuar tek dokumentet e arkivave ukrainase dhe ruse, tregon mbi pjesëmarrjen e Ushtrisë Kryengritëse të Ukrainës (UKU) dhe Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas (ONU) në aksionet antihebree dhe shfarosjen masive të tyre në verën e vitit 1941. Presidenti i Ukrainës Viktor Jushenko del për reabilitimin e UKU-së, duke i quajtur përfaqësuesit e saj, që luftuan kundër trupave sovjetike, luftëtarë për pavarësinë e republikës.