Në Los-Angeles u nda nga jeta Michael Jackson. Të enjten këngëtari 50 vjeçar amerikan u çua me urgjencë në sallën e reanimacionit të klinikës së Universitetit të Kalifornisë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij. Herën e fundit Jackson pat debutuar para publikut në vitin 2006 në Londër, në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve muzikore ndërkombëtare. Pasi këndoi vetëm disa fjalë ai u largua menjëherë nga skena. Që nga korriku i këtij viti e deri në mars të vitit 2010 Jackson duhej të jepte një seri koncertesh në Britaninë e Madhe.