Vetëm një korrektim u bë në programin e turneut të tanishëm evropian të Ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov. Nga 12 negociatat dypalëshe të planifikuara për tu zhvilluar gjatë turneut të tij do të anulohet fare ose do të ndryshojë formë vetëm një pikë. Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton theu dorën dhe prandaj nuk do të shkojë në Itali për pjesëmarrje në takimin e ministave-kolegë të “G-8” si dhe në takimin me Kreun e dikasterit të politikës së jashtme të Rusisë. “Por kjo nuk do të sfumojë aspak efektin e përgjithshëm pozitiv të turneut”, shprehet me bindje të plotë bashkëpunëtori me përgjegjësi i Institutit të Evropës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Dimitri Danillov: “Gjatë turneut të tanishëm Ministri Lavrov po diskuton me kolegët e vet iniciativën kryesore të Rusisë në lëmin e politikës së jashtme-përfundimin e Traktatit mbi Sigurimin Evropian. Idenë në fjalë e pat shprehur që një vit më parë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Po ç’ka ndryshuar që nga ajo kohë?-do të pyesni ju. Kanë ndryshuar disa nga qendrimet tona. Evropianët ia kanë frikën shkaktimit të dëmit strukturave tashmë ekzistuese, në të cilat janë pjesëmarrëse me përmasa të plota edhe BE, edhe NATO. Por Rusia nuk ndjek kurrëfarë qëllimi për arritjen e dobësimit të ndikimit të këtyre instituteve, apo të kundërvënies së Traktatit të Sigurimit Evropian atyre. Ndërsa rrezikun kërcënues ekzistues në situatën e tanishme unë, personalisht, e shoh në diçka krejtësisht tjetër. Dhe pikërisht, në “shpëlarjen” (fshirjen) e rolit të Rusisë nga sistemi i sigurimit evropian. Në qoftë se nuk do të ketë reagim, përgjigje adekuate ndaj dorës së shtrirë për negociata nga ana e Rusisë, unë parashikoj ndërlikime të caktuara. Kohët e fundit vendi ynë po vepron në mënyrë mjaft energjike në arenën botërore. Dhe po ndodhin të gjitha këto në vigjilje të takimit ruso-amerikan të nivelit të lartë në Moskë… Mos vallë ky është thjesht një përkim, apo një dukuri plotësisht e natyrshme? “Synimi i Rusisë për forcimin e pozitave të veta në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare është krejtësisht i ligjshëm. Dhe aktivizimi i veprimtarisë diplomatike luan në këtë një rol jo nga më të fundit. Mos është i lidhur vallë ky hov aktivizimi me vizitën e pritshme të Barak Obamës në vendin tonë? Sigurisht që po! Rusia tani sikur po “verifikon orët” në të gjitha drejtimet përpara zhvillimit të dialogut të parë serioz me SHBA-s, nga i cili do të varen kaq e kaq shumë gjera në arkitekturën e re botërore. Duhet të përcaktohen me përpikmëri të madhe kufijtë e mundësive reale dhe kufizimeve në marrëdhëniet e ardhshme ruso-amerikane.