0Parlamenti i Kirgizisë miratoi vendimin për krijimin në Manas-aeroportin ndërkombëtar të Bishkekut-të Qendrës amerikane për realizimin e transportimeve transite të ngarkesave për Forcat Ndërkombëtare të koalicionit në Afganistan. Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 22 qeshor, Qendrës Transite amerikane do ti dorëzohet infrastruktura e bazës ajrore të SHBA-s në Manas, e cila pat vepruar që nga viti 2001.