Tbilisi dëshiron ti heqë të drejtën e plotfuqishmërive Moskës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Delegacioni gjeorgjian në APKE përfundoi mbledhjen e firmave të parlamentarëve evropianë nën letrën me një propozim të tillë. Sipas rregullave të Asamblesë, për paraqitjen e propozimit për diskutim është e nevojshme që të mblidhen gjithësej 20 firma. APKE filloi të ndjekë me vëmendje të përqendruar marrëdhëniet midis Rusisë dhe Gjeorgjisë që në fillim të acarimit të konfliktit gjeorgjiano-osetinianojugor në gusht të vitit 2008. Diskutimit të marrëdhënieve ruso-gjeorgjiane APKE iu rikthye në janar të këtij viti. Atëherë parlamentarët vendosën, se Moska i injoroi kërkesat e rezolutës. Por, tashmë, që në sesionin e prillit Asambleja e shkurtoi kohën e shqyrtimit të kësaj teme nga një ditë deri në 3 orë. Mbi variantet e mundshme dhe pasojat e diskutimit të pritshëm shprehu mendimin e vet në intervistën për radiokompaninë tonë “Zëri i Rusisë”, Shefi i departamentit për Transkaukazinë i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Mihaill Aleksandrov: “Unë mendoj se ata nuk kanë kurrëfarë shansesh për të arritur përjashtimin e Rusisë nga APKE. E vetmja gjë që ata mund të bëjnë është që ti heqin të drejtën e zërit Rusisë. Por, për mendimin tim, në këtë rast për Rusinë do të ishte më mirë të merrte e të dilte vetë, vullnetarisht, nga përbërja e APKE. Ajo është një organizatë e pakuptimtë, e cila për shumë vite me radhë ndjek një politikë antiruse. Dhe asnjë gjë të mirë nuk ka parë Rusia nga kjo organizatë gjatë gjithë kohës së ekzistencës së saj. Hetuesit e BE, të cilët hetuan shkaqet e shpërthimit të konfliktit të gushtit të vitit të kaluar në Kaukaz, arritën në konkluzionin se luftën e ndezi Presidenti gjeorgjian Mihaill Saakashvili. Të gjitha faktet e grumbulluara përgënjeshtrojnë versionin e Tbilisit, i cili e paraqet veten si “viktimë të pafajshme të agresionit rus”. Në këtë mënyrë, mund të thuhet, se Komisioni i Brukselit e mbështeti në parim pozitën e Rusisë.