Në Festivalin e XXXI-të Kinematografik Ndërkombëtar të Moskës sot do të demonstrohet filmi japonez “Krasata” (“Bukuria”) i Tosio Goto-s kushtuar teatrit të famshëm në të gjithë botën Kabuki. Për gjykim nga ana e jurisë është paraqitur edhe filmi rus i Karen Shahnazarovit “Pavjoni № 6” sipas motiveve të novelës me të njëjtin titull të Anton Çehovit, ngjarjet e së cilës janë zhvendosur në ditët tona. Në programin e ditës së gjashtë të festivalit figurojnë edhe premiera e filmit “Bellaja lenta” (“Shiriti i bardhë”) e australianit Mihael Haneke-triumfatorit të festivalit të Kannës dhe puna kinematografike e gjermanit Aleksandër Kljug me titullin mjaft intrigrues “Njoftime nga antikiketi ideologjik. Marks-Eizenshtein-Kapital”.