SHBA-s nuk kanë ndërmend të bëjnë ndryshime në planet që janë të lidhura me largimin e trupave nga Iraku, deklaruan ushtarakët amerikanë pas aktit terrorist në një treg në Bagdad, që solli me vete vdekjen e më shumë se 70 personave. Shpërthimi ndodhi gjashtë ditë para fillimit të largimit të trupave amerikane nga qytetet irakiane. Ekspertët amerikanë dhe irakianë patën paralajmëruar më parë se planet e SHBA-s për largimin e trupave nga Iraku mund të shkaktojnë shpërthimin e një valë të re veprimesh ekstremiste. Të mërkurën Presidenti i SHBA-s Barak Obama nënshkroi ligjin për caktimin suplementarisht edhe të 106 miliardë dollarëve për vazhdimin e luftës në Afganistan dhe Irak.