Duma Shtetërore e Rusisë i dha një përgjigje të ashpër parlamentit japonez, i cili pak kohë më parë miratoi ligjin sipas të cilit Kurileve Jugore u jepet statusi i pjesës së pandarë të territorit të Japonisë. Në Moskë deklaruan, se me një qendrim të tillë nga ana e palës japoneze ndaj problemit të diskutueshëm në fjalë, dialogu i mëtejshëm në lidhje me Kurilet nuk ka më kurrëfarë kuptimi. Parlamentarët rusë mendojnë se për rikthim tek negociatat përkatësisht marrëveshjes paqësore me Rusinë, parlamentit japonez do ti duhet të anulojë vendimin e vet në lidhje me “territoret veriore”. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore katër ishujt Kurile – Iturup, Kunashir, Shikotan dhe Habomai i kaluan Bashkimit Sovjetik. Tokio e kundërshton këtë vendim dhe nuk pranon që të nënshkruajë marrëveshjen e paqes.