Rusia i quan të drejta veprimet që po ndërmerr Teherani në situatën e krijuar pas zgjedhjeve, deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, Moska nuk vëren kurrëfarë shkeljesh të legjislacionit në zgjidhjen e situatave të mbarsura me konflikt. Gjatë kësaj ministri u bëri thirrje të gjitha palëve që të mos lejojnë veprime që mund të krijojnë rrezik për jetën e njerëzve. Pas zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale më 12 qershor, në të cilat fitoi Kreu aktualisht veprues i republikës Mahmud Ahmadinexhad, në Iran po zhvillohen demostrata dhe përplasje të ithtarëve të opozitës me policinë, të cilët kërkojnë anulimin e rezultateve të zgjedhjeve.